Bota

SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla të tokës ukrainase

Megjithatë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka konfirmuar se marrëveshja është arritur. Gjithashtu edhe mediat ukrainase raportojnë se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për marrëveshjen.

25 Shkurt 2025, 22:22 Nga E. D
SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla
foto ilustruese

SHBA- Një zyrtar i lartë ukrainas tha se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje që lidhet me mineralet e rralla të tokës ukrainase.

“Ne kemi rënë dakord për disa ndryshime të mira që mendoj që është një rezultat mjaft pozitiv pas bisedimeve”, tha zyrtari ukrainas.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka konfirmuar se marrëveshja është arritur. Gjithashtu edhe mediat ukrainase raportojnë se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për marrëveshjen.

"Dokumenti do të nënshkruhet nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio," thotë faqja ukrainase e lajmeve Ukrainska Pravda.

Në detaje të tjera, gazeta ekonomike e faqes, e njohur si EP, raporton se të dy vendet do të krijojnë një "Fond Investimi Rindërtimi", i cili thotë se do të llogaritet sipas kontributeve aktuale të vendeve në të.

Faqja e medias ukrainase shton se SHBA-ja synon të bëjë një angazhim financiar ndaj Ukrainës, i cili do të përcaktohet veçmas. Gjithashtu thuhet se marrëveshja nuk përmban garanci të qarta sigurie, siç është raportuar më parë nga Financial Times.

marreveshja per mineralet

Sondazh

Poll