Bota

Zjarr në një qëndër rehabilitimi në Meksikë, humbin jetën pesë persona

Gjithashtu autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit në këtë qendër.

25 Shkurt 2025, 20:08 Nga E. D
Zjarr në një qëndër rehabilitimi në Meksikë,
foto ilustruese

MEKSIKË- Pesë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë kanë përfunduar në spital se pasojë e një zjarri në një qendër rehabilitimi në Meksikë. Siç raportohet ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe shërbimet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së parë janë mobilizuar në sektorin Tlalpan, në pjesën jugore të metropolit.

“Ekuipazhet e ambulancës që mbërritën në vend morën 11 persona, pesë prej të cilëve nuk kishin shenja jetësore për shkak të thithjes së tymit”, njoftoi sekretariati i sigurisë së kryeqytetit nëpërmjet X.

Gjithashtu autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit në këtë qendër. Sipas autoriteteve menaxheri i qendrës dhe katër persona të tjerë do të dalin para prokurorit për të dëshmuar.

zjarr ne meksike

Sondazh

Poll