Bota

Përplasen dy anije në Hunan, humbin jetën dy persona, 14 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Siç raportohet nga mediat e huaja 19 persona ranë në lumë kur anija në të cilën ndodheshin u përplas me një anije tjetër. 

25 Shkurt 2025, 19:44 Nga E. D

 

Përplasen dy anije në Hunan, humbin jetën dy persona, 14 të
foto ilustruese

 

KINË- Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy varka u përplasën në një lumë në provincën Hunan, në Kinën qendrore. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 (me orën lokale) në lumin Yuanshui, pranë qytetit Qinglang.

Siç raportohet nga mediat e huaja 19 persona ranë në lumë kur anija në të cilën ndodheshin u përplas me një anije tjetër. Dy persona në bordin e anijes u nxorrën të vdekur nga lumi. Tre të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk konsiderohet shqetësuese. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa është urdhëruar hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

kine

Sondazh

Poll