Bota

Trump pas takimit me Macron: Nëse veprojmë me zgjuarsi, lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda disa javësh!

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në përvjetorin e tretë të pushtimit rus në Ukrainë.

24 Shkurt 2025, 19:36 Nga E. D
Trump pas takimit me Macron: Nëse veprojmë me zgjuarsi, lufta në
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale pas takimit me presidentin francez tha se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda disa javësh. 

Unë mendoj se lufta [në Ukrainë] mund të përfundojë së shpejti, brenda disa javësh, nëse veprojmë me zgjuarsi,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale pas takimit me presidentin francez. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë”, tha Trump.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në përvjetorin e tretë të pushtimit rus në Ukrainë. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha shpresojnë që mund ta përfundojnë luftën këtë vit. 

Por Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar kthimin e Moskës, paralajmëroi”, tha Zelensky, duke sugjeruar se anëtarësimi në BE dhe NATO “do të e ndihmonte Ukrainën.

donald trump

Sondazh

Poll