24 Shkurt 2025, 17:38
Nga B.Z
Eric Adams
NJU JORK - Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams përballet me trysni në rritje ligjore dhe politike për shkak të akuzave për marrje ryshfeti dhe shkelje të rregullave për financimin e fushatave zgjedhore. Njofton nga qyteti i Nju Jorkut korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen.
Gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ishte caktuar fillimisht të mbahej në muajin prill, por u shty pasi Departamenti i Drejtësisë i administratës së re të Presidentit Trump kërkoi pushimin e çështjes.
“Gjykatësi Dale Ho hoqi nga kalendari i gjykatës datën e caktuar për gjyqin, por nuk e pushoi çështjen, të paktën ende jo. Ai caktoi një ekspert ligjor, që do t’i kundërvihet pozicionit të Departamentit të Drejtësisë për pushimin e çështjes”, thotë Neama Rahmani, ish-prokuror federal.
Ai thotë se kjo lëvizje ligjore përdoret rrallë në proceset federale dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatësit është i pazakontë.
“Nuk është e paprecedent, por nuk është e zakonshme. Kur palët duan rrëzimin e një çështjeje... ajo pothuajse gjithnjë rrëzohet. Çështja është se cila ishte arsyeja për pushimin e çështjes dhe a është e përshtatshme? Kjo është ajo çfarë do të shqyrtohet tashmë me përfshirjen e ekspertit Clement”, thotë zoti Rahmani.
Disa ekspertë thonë se akuzat u rrëzuan në mënyrë të padrejtë në kuadrin e një marrëveshjeje që kryebashkiaku Adams arriti me administratën e Presidentit Trump për deportimin e emigrantëve nga Nju Jorku.
“Propozimi i Trump-it, i ardhur nga zyra qendrore në Uashington ishte që të pezulloheshin akuzat ndaj kryebashkiakut Adams, në mënyrë që ta kenë nën kontroll për çështjet që lidhen me axhendën e presidentit, në veçanti emigracionin. Pra, ky ishte një veprim i qëllimshëm në mënyrë që (Presidenti) Trump të vazhdojë ta ketë nën kontroll kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut”, thotë Ester Fuchs, profesore e shkencave politike në Universitetin e Kolumbias.
Mbështetësit e kryebashkiakut Adams këmbëngulin se ai nuk ka bërë ndonjë shkelje.
“Nuk ka asnjë evidencë se ai mund të ketë bërë diçka të gabuar me Trump-in... Presidenti Trump e tha këtë, drejtuesi i tij për emigracionin e tha këtë. Këto vijnë nga kundërshtarë që nuk votuan ndonjëherë për të, që nuk e duan në detyrë”, thotë peshkopi Gerald Seabrooks, mbështetës i kryebashkiakut.
Edhe Presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje zotit Adams.
“M’u duk se ishte shumë politike”, tha Presidenti Trump.
Ndërkohë, guvernatorja e shtetit Nju Jork, Kathy Hochul, ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryebashkiakut Adams. Në vend të kësaj ajo vendosi për më shumë mbikëqyrje të administratës së tij.
“Vendosa të mos filloj në këtë kohë procedurat për shkarkimin. Mbaj me forcë qëndrimin se vullneti i votuesve dhe paprekshmëria e zgjedhjeve demokratike e përjashtojnë bërjen e veprimeve të tjera. Nuk ia mohoj dot popullit të këtij qyteti të mrekullueshëm fuqinë për ta marrë këtë vendim vetë”, tha guvernatorja.
Me vonesat ligjore, mbikëqyrjen nga strukturat e shtetit të Nju Jorkut dhe me vëmendjen e shtuar, e ardhmja politike e zotit Adams mbetet e paqartë./VOA
eric adams
Bota
24 Shkurt 2025, 17:42
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna, ka deklaruar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë ...
Bota
24 Shkurt 2025, 17:04
M.L
AFRIKË- Rreth 7,000 njerëz kanë vdekur që nga janari në luftimet në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), tha kryemi...
Bota
24 Shkurt 2025, 16:21
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Xhihadi Islamik akuzoi sot Izraelin se dëshironte të aneksonte Bregun Perëndimor me fo...
Bota
24 Shkurt 2025, 15:59
M.L
Policia keniane
AFRIKË- Një oficer policie kenian i cili ishte në patrullë me forcën ndërkombëtare të sigurisë...
Bota
24 Shkurt 2025, 15:47
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Moska dhe Kievi kanë rënë dakord të evakuojnë banorët e Kurskut në Rusi, siç njof...
Bota
24 Shkurt 2025, 15:29
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Kievi dhe Uashingtoni janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për akses...
Bota
24 Shkurt 2025, 15:27
B.Z
Trump Macron
SHBA - Presidenti Donald Trump do të presë për bisedime të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presid...
Bota
24 Shkurt 2025, 15:20
E. D
Frank G. Wisner
SHBA- Diplomati amrikan Frank G. Wisner, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në New York. Lajmin për...
Bota
24 Shkurt 2025, 14:31
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Friedrich Merz, udhëheqës i aleancës CDU/CSU, që i fitoi zgjedhjet federale të 23 shkurtit në Gjerma...
Bota
24 Shkurt 2025, 14:27
r.ll
okb
SHBA- Një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër e hartuar nga Ukraina dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropi...