Bota

Ndërron jetë diplomati amerikan Frank Wisner/ Ambasadori mori pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës

Wisner, ka punuar si ambasador në katër vende dhe ishte emisar i SHBA-ve në bisedimet për statusin e Kosovës

24 Shkurt 2025, 15:20 Nga E. D
Ndërron jetë diplomati amerikan Frank Wisner/ Ambasadori mori
Frank G. Wisner

SHBA- Diplomati amrikan Frank G. Wisner, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në New York. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij David Wisner. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shkaku i vdekjes së babait të tij ishte kanceri në mushkëri. 

Ambasadori gjithashtu ka marrë pjesë edhe në bisedimet për statusin e Kosovës. Ai drejtoi ambasadat e SHBA-së në mbarë botën dhe e shijoi rolin, duke sjellë një stil të përbashkët në promovimin e interesave amerikane. Po ashtu Frank G. Wisnemer pati një përplasje me Shtëpinë e Bardhë kur Obama ishte president. 

Gjatë dekadave si anëtar i elitës së politikës, Wisner drejtoi ambasadat në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi, mbajti poste të larta si nën administratën republikane ashtu edhe atë demokratike dhe ishte i lidhur me iniciativat që sollën ndryshime në rajone të ndryshme si Afrika e Jugut dhe Ballkani.

frank g. wisner

Sondazh

Poll