VOA: Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani
Foto ilustruese GJERMANIA- Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë gjermane, Friedrich Merz deklaroi fitoren në...
Fakti që zgjedhjet federale u zhvilluan para kohe reflektohet edhe në shifra: pra më pak parti dhe kandidatë pjesëmarrës. Pas reformës zgjedhore edhe Bundestagu do të tkurret.
GJERMANIA- Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re. Kjo është pjesëmarrja më e lartë në votime, që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 76.4%.
Votuesit
Sipas Zyrës Federale të Statistikave numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermanishkon në 59.2 milionë vetë rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.
2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë - që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.
Bundestagu
Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament.
Partitë
Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.
Kandidatët
Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211. Ka pesë kandidatë për kancelar_ Nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht. Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore. Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës./ DW
Foto ilustruese GJERMANIA- Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë gjermane, Friedrich Merz deklaroi fitoren në...
Robert Habeck GJERMANI- Kandidati i Të Gjelbërve në zgjedhjet në Gjermani, Robert Habeck, është shprehur i gatshëm p&eum...
Alice Weidel GJERMANI- Liderja e Alternativës për Gjermaninë, Alice Weidel i është drejtuar mbështetësve të pa...
Friedrich Merz GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, d&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur rezultatet e para që tregojnë favorite CDU/CSU në zgjedhjet...
Projeksioni GJERMANIA- BBC ka publikuar një imazh, që tregon sesi do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman, ndërsa konservat...
Friedrich Merz GJERMANIA- Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani s...
Friedrich Merz CDU dhe Markus Soeder (CSU) gëzojnë për fitoren GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së ...
Olaf Scholz GJERMANIA- Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në G...
Friedrich Merz GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës ...