Bota

"Gjermanët janë lodhur nga politika pa sens!" Rezultatet nxjerrin favorite CDU/CSU, Trump: Një ditë e madhe për Berlinin dhe Washington-in

Trump shprehet në rrjetin e tij social "Truth" është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e tij. Ai shton se gjermanët janë lodhur nga politika pa sens.

23 Shkurt 2025, 20:31 Nga M.B
"Gjermanët janë lodhur nga politika pa sens!" Rezultatet
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur rezultatet e para që tregojnë favorite CDU/CSU në zgjedhjet në Gjermani. Trump shprehet në rrjetin e tij social "Truth" është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e tij. Ai shton se gjermanët janë lodhur nga politika pa sens.

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve. Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

"Gjermanët janë lodhur nga politika pa sens!" Rezultatet

donald trump

Sondazh

Poll