Bota

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen rezultatet nga Exit Poll-et! Ja partia që kryeson  

Bazuar në rezultatet e Exit Poll-eve të para të publikuara, CDU – CSU kryeson duke u ndjekur në radhë nga AFD.

23 Shkurt 2025, 18:15 Nga M.B
Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen rezultatet nga Exit
Foto ilustruese

GJERMANIA- Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. Bazuar në rezultatet e Exit Poll-eve të para të publikuara, CDU – CSU kryeson duke u ndjekur në radhë nga AFD. Kështu, Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

Sondazhet e para të sondazheve nga ZDF:

CDU – CSU – 28,5%

AFD – 20%

SPD – 16.5%

Gjelbrit – 12%

Linke – 9%

FDP – 5%

BSW – 5%

Ndërkohë është një tjetër grup rezultatesh exit poll, këtë herë nga transmetuesi gjerman ARD:

CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%

gjermania

Sondazh

Poll