Bota

"Askush nuk dëshiron që gjakderdhja të vazhdojë"/ Kryeministri britanik: Nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa Zelenskyyn

Të dy liderët pritet të përpiqen të bindin Trump që të mos nxitojë për një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin me çdo kusht, por të përfshijë Evropën në proces dhe të diskutojë garancitë ushtarake me Ukrainën.

23 Shkurt 2025, 16:19 Nga E. D
"Askush nuk dëshiron që gjakderdhja të vazhdojë"/
Keir Starmer 

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk mund të ketë bisedime për të ardhmen e Ukrainës pa Zelenskyyn. Starmer viziton Uashingtonin të enjten, pas presidentit francez Emmanuel Macron, i cili do të takohet me Trump të hënën, saktësisht tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës.

"Askush nuk dëshiron që gjakderdhja të vazhdojë. Askush, dhe mbi të gjitha ukrainasit. Por pas gjithë asaj që ata vuajtën, pas gjithçkaje për të cilën luftuan, nuk mund të ketë diskutim për Ukrainën pa Ukrainën dhe populli i Ukrainës duhet të ketë një të ardhme të sigurt afatgjatë," tha Starmer. 

Të dy liderët pritet të përpiqen të bindin Trump që të mos nxitojë për një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin me çdo kusht, por të përfshijë Evropën në proces dhe të diskutojë garancitë ushtarake me Ukrainën. Të premten, Trump tha se Starmer dhe Macron nuk bënë asgjë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Starmer tha sot se nevoja për të ruajtur solidaritetin me Ukrainën nuk është vetëm moralisht e drejtë, por është edhe në interesat e Britanisë. Starmer tha se ai mbështet thirrjet amerikane që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe se Britania do të marrë një rol udhëheqës.

Ne duhet të jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë nëse kërkohet një forcë në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje paqeje dhe duhet të jemi gati të riformojmë ekonominë tonë me politikën industriale, për të mbrojtur Evropën, por mbi të gjitha për të mbrojtur sigurinë tonë”, përfundoi ai.

keir starmer  lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll