23 Shkurt 2025, 13:18
Nga E. D
Papa Françesku
ROMË- Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. I shtruar që nga e premtja e javës së kaluar në spitalin Gemelli për shkak të një bronkiti që u shndërrua në pneumoni bilaterale, Papa Françesku dje pësoi një përkeqësim.
"Analizat e gjakut të kryera dje gjithashtu treguan një ulje të trombociteve, e shoqëruar me anemi, që kërkoi administrimin e transfuzioneve të gjakut. Buletini vijonte duke theksuar se Papa vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe e ka kaluar ditën ulur në kolltuk, megjithëse në gjendje më të rënduar se një ditë më parë. Gjendja e tij mbetet kritike dhe, siç u shpjegua dje, ai ende nuk është jashtë rrezikut," thuhet në deklaratë.
Papa u shtrua për herë të parë në spital më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Gjatë 12 viteve të tij si udhëheqës i kishës katolike romake, Papa është shtruar në spital disa herë, duke përfshirë në mars 2023, kur ai kaloi tre netë në spital.
Angelusi pa Papën
Papa nuk do ta kryesojë lutjen e Engjëllit të Zotit këtë të dielë. Këtë mëngjes në Shën Pjetër, monsinjor Rino Fisichella do të kryesojë në vend të Papës meshën e parashikuar për Jubileun e diakonëve. Përgjegjësi i Vatikanit për Vitin e Shenjtë do të lexojë homelinë e përgatitur ditët e fundit nga Papa. Gjithashtu, teksti i lutjes së zakonshme të Angelusit të së dielës do të jetë ai i përgatitur nga Papa Françesku.
papa françesku
Bota
23 Shkurt 2025, 13:07
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Për zgjedhjet federale, në rrjetet sociale po postohen informacione të ndryshme për shkelje zgjedhore a...
Bota
23 Shkurt 2025, 12:34
E. D
Sergei Lavrov
TURQI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë të hënën për të diskutuar bi...
Bota
23 Shkurt 2025, 12:16
B.Z
Pamje nga kutitë e votimit
GJERMANI - Kushdo që hedh votën e tij në zgjedhjet federale në ishullin Norderney të Frizianë...
Bota
23 Shkurt 2025, 11:54
B.Z
Gjatë procesit të voitmit
GJERMANI - Në disa vende tashmë duket qartë por jo kudo: duele emocionuese po shfaqen në luftë...
Bota
23 Shkurt 2025, 11:46
B.Z
Gjatë procesit të votimit
GJERMANI - Qytetarët gjeërmanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të d...
Bota
23 Shkurt 2025, 11:17
E. D
pamje nga protestat
BULGARI- Mijëra mbështetës të partisë ultra-nacionaliste të Bullgarisë “Rilindja” ...
Bota
23 Shkurt 2025, 10:57
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një fazë të re të negociatave të armëpushimit të luft...
Bota
23 Shkurt 2025, 10:36
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë...
Bota
23 Shkurt 2025, 10:26
E. D
foto ilustruese
GREQI- Shkollat në Thira, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, 28 shkurt. Hapj...
Bota
23 Shkurt 2025, 10:05
E. D
Elon Musk
SHBA- Punonjësit e qeverisë amerikane morën një email të shtunën pasdite, që u kërkonte atyre të li...