Bota

Fundoset anija me emigrantë në brigjet e Panamasë, humb jetën një vajzë e mitur

Sipas një deklarate nga Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë.

23 Shkurt 2025, 07:46 Nga B.Z
Fundoset anija me emigrantë në brigjet e Panamasë, humb
Varka

KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Panamasë. Një anije me rreth 21 persona në bord është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën një vajzë e mitur, ndërsa 20 personat  etjerë kanë arritur të shëtohen. 

Mediat e huaja shkruajnë se anija ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara. Sipas një deklarate nga Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë.

Autoritetet thanë se anija u byt natën midis së premtes dhe të shtunës në brigjet e provincës autoktone bregdetare të Guna Yala, në verilindje të Panamasë, "për shkak të një dallge të fortë të shkaktuar nga moti i keq"

permbytje anije me emigrante

Sondazh

Poll