Bota

Mitsotakis zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyy: Asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën

Kryeministri grek e njoftoi gjithashtu Zelenskyy tha se do të marrë pjesë të hënën, më 24 shkurt, në videokonferencën e liderëve të organizuar nga Kievi për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës.

22 Shkurt 2025, 22:37 Nga r.ll
Mitsotakis zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyy: Asgjë nuk mund
mitsotakis, zelensky

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ku theksoi se i takon Ukrainës të vendosë për kuadrin e paqes të pranueshme për të.

Gjatë komunikimit mes tyre u diskutuan zhvillimet e fundit, ku Mitsotakis është shprehur se asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën. Kryeministri grek e njoftoi gjithashtu Zelenskyy tha se do të marrë pjesë të hënën, më 24 shkurt, në videokonferencën e liderëve të organizuar nga Kievi për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës.

Pas bisedës ka reaguar dhe presidenti ukrainas, ku u shpreh se vlerëson mbështetjen e Greqisë dhe solidaritetin e popullit grek që në nisje të luftës. 

"Kam folur me kryeministrin grek dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Greqisë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë. Ne vlerësojmë thellësisht solidaritetin e popullit grek, qëndrimin e vendosur të Greqisë në dënimin e agresionit dhe angazhimin e saj ndaj parimit: "Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, asgjë për Evropën pa Evropën". Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve për të arritur një paqe të drejtë. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona, projektet e përbashkëta evropiane, garancitë e sigurisë dhe forcimin e aftësive mbrojtëse. Unë mbështetem në punën tonë të përbashkët për nisma të rëndësishme gjatë anëtarësimit jo të përhershëm të Greqisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shprehet Zelenskyy në reagimin e tij. 

kyriakos mitsotakis lufta ne ukraine

Sondazh

Poll