Bota

FOTO/ Sulm me thikë në Gjermani, plagoset rëndë një person pranë Memorialit të Holokaustit

Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi.

21 Shkurt 2025, 20:12 Nga E. D
FOTO/ Sulm me thikë në Gjermani, plagoset rëndë një
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani në zonën midis ambasadës së SHBA dhe Memorialit të Holokaustit në qendër të Berlinit. Si pasojë e sulmit një person ka mbetur i plagosur rëndë.  

Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi. Mediat e huaja gjithashtu shkruajnë se raportet e para tregojnë se një person është plagosur rëndë në sulmin që ndodhi rreth orës 18:00 ora lokale.

Personi i plagosur është shtruar në spitalin Charité dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka humbur shumë gjak. Në vendngjarje është gjetur një thikë dhe autori është ende në arrati. Bild shton se nuk duket se ka lidhje me ambasadën apo monumentin e Holokaustit.

sulm me thike ne gjermani

Sondazh

Poll