Bota

Thellohet përçarja me Zelensky-n, Trump: Prania e tij në bisedime nuk është shumë e rëndësishme

Në veçanti, presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë sot se prania e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedimet për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është shumë e rëndësishme.

21 Shkurt 2025, 18:05 Nga M.L
Thellohet përçarja me Zelensky-n, Trump: Prania e tij në
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump ka lëshuar një akuzë të re për homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar se përçarja në marrëdhëniet midis dy burrave po rritet. Në veçanti, presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë sot se prania e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedimet për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është shumë e rëndësishme.

“Ata kanë qenë në takime për tre vjet dhe asgjë nuk është bërë. Kështu që nuk mendoj se është shumë e rëndësishme që ai të marrë pjesë në takime”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ranë dakord në një telefonatë më herët se Ukraina duhet të ketë një vend në tryezë në bisedimet e ardhshme të paqes. Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, megjithatë, duke iu referuar Ukrainës, deklaroi se duhet më shumë Evropë dhe se kjo Evropë duhet të ulet në tryezën e negociatave për paqen kur të vijë koha e duhur.

donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll