Aktualitet

Policia aksion në veri të Kosovës, mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se kërcënuan qytetarët të votonin një parti politike

Elshani thotë se pas një hetimi policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga e cila kanë kërkuar që të lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

21 Shkurt 2025, 11:10 Nga N.F
Policia aksion në veri të Kosovës, mbyllen dy qendra ilegale,
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani tha se ky aksion lidhet me arrestimet që u bënë vetëm një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë ilegale dyshohej se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Elshani thotë se pas një hetimi policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga e cila kanë kërkuar që të lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

“Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, tha Elshani. Aksioni lidhet me katër arrestime që janë bërë me 8 shkurt, një ditë para se të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

policia aksion në veri të kosovës

Sondazh

Poll