Bota

'Uaa sa herë më ka ndodhur diçka e tillë'/ Ministrja e Jashtme gjermane deklaron se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock, ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale shumë herë, siç zbuloi ajo teksa fliste në podkastin e 'G Spot'.

20 Shkurt 2025, 14:22 Nga M.L
'Uaa sa herë më ka ndodhur diçka e tillë'/
Annalena Berbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock, ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale shumë herë, siç zbuloi ajo teksa fliste në podkastin e 'G Spot'. Tema e intervistës së podcast-it të prezantuar nga fituesja e konkursit 'Germany's Next Top Model' 2014, Stephanie Giesinger, ishte dimensioni gjinor i politikës së jashtme dhe fenomenet e seksizmit në jetën publike.

“Rasti #MeToo më bëri të rimendoj gjërat. Vetëm tani po e kuptoj se sa herë jam ngacmuar vetë”, pranoi Burbock dhe rrëfeu një incident nga koha kur ishte studente.

“Në autobusin për në shkollë, një zotëri i moshuar më vuri dorën në këmbë. E kam ende imazhin përpara, edhe pse e kisha harruar. M'u deshën pesë ndalesa për të gjetur guximin për t'u larguar. Mendova se po të thosha diçka, do të më shikonte i gjithë autobusi”, tha ministrja.

"Uaa sa herë më ka ndodhur diçka e tillë. Turpi duhet të ndryshojë anë dhe këto çështje duhet të diskutohen hapur”, theksoi Analena Berbock, duke dëgjuar të dhënat e hulumtimit në emision, sipas të cilave 60% e grave në Gjermani kanë përjetuar të paktën një formë të ngacmimit seksual në jetën e tyre.

annalena berbock

Sondazh

Poll