Bota

Opozitarja ukrainase drejtuar Trump: Zgjedhjet janë të pamundura në kohë lufte, Zelensky mbetet legjitim

Ajo e bëri këtë deklaratë duke iu përgjigjur komenteve të fundit të Donald Trump rreth presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

20 Shkurt 2025, 12:06 Nga M.B
Opozitarja ukrainase drejtuar Trump: Zgjedhjet janë të pamundura
Yulia Timoshenko

UKRAINA- Politikanja opozitare ukrainase Yulia Timoshenko thotë se vetëm ukrainasit kanë të drejtë të vendosin se kur dhe si do të bëhet ndryshimi i pushtetit. Ajo e bëri këtë deklaratë duke iu përgjigjur komenteve të fundit të Donald Trump rreth presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Timoshenkos referuar faktit se Trump kërkon zgjedhje të menjëhershme në Ukrainë dhe se Zelensky nuk ka as 4% mbështetje është e pamundur që votimet të mbahen në kohë lufte. Ndaj, mbi këtë premisë, ajo ka theksuar se Zelensky mbetet legjitim në pozitën e tij.

Për më tepër, ajo e ka vënë piketën mbi këtë fakt, duke shtjelluar se janë vetë ukrainasit, të cilët po luftojnë me agresionin rus të Vladimir Putin prej tre vjetësh, ata të cilët kanë të drejtën të vendosin se kur dhe si do të bëhet ndryshimi i pushtetit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll