Aktualitet

VIDEO/ 27 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim, dalin pamjet e operacionit antidrogë në kryeqytet

Janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

 

18 Shkurt 2025, 11:43 Nga r.ll
VIDEO/ 27 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim, dalin pamjet e
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar sot në Tiranë dhe hetimet e të cilit kishin nisur në fillim të këtij viti.  Si rezultat i operacionit janë arrestuar 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

 


Lidhur me këtë operacion janë arrestuar më parë dhe shtatë persona të tjerë. Bëhet gjithashtu me dije se janë sekuestruar 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

 

 

 

 

operacion antidroge ne tirane

Sondazh

Poll