Bota

Dalin FOTOT e para nga takimi në Arabinë Saudite/ SHBA dhe Rusia nisin bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kush janë përfaqësuesit e delegacioneve

Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është "serioze" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

18 Shkurt 2025, 10:09 Nga r.ll
Dalin FOTOT e para nga takimi në Arabinë Saudite/ SHBA dhe Rusia nisin
pamje nga takimi

RIADH- Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është "serioze" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Ende nuk dihet se sa pjesë e këtij takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, shkruan BBC.

Ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse kanë zënë vendet e tyre në tryezën e Riadit, në këto bisedime mungon një vend kyç: Ukraina. As Volodymyr Zelensky dhe asnjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë në bisedimet e sotme. Më saktë, Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë.

"Ne nuk mund t'i njohim marrëveshjet [paqes]...pa ne," u tha ai gazetarëve gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dje. Në vend të kësaj, Zelenskyy është sot në Turqi për të takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan. 

Kush janë përfaqësuesit e palës ruse dhe amerikane në bisedime:

Rusi

Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë e Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet.

Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA.

Dalin FOTOT e para nga takimi në Arabinë Saudite/ SHBA dhe Rusia nisin

SHBA: 

Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme , ai u konfirmua në këtë rol muajin e kaluar.

Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Një veteran ushtarak dhe mbështetës prej kohësh i Trump.

Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme. Miku personal i Trump, shoku i golfit dhe miliarderi zhvillues i pasurive të paluajtshme.

Dalin FOTOT e para nga takimi në Arabinë Saudite/ SHBA dhe Rusia nisin

Në krye të tryezës janë mikpritësit sauditë të takimit:

Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan al-Saud dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Musaed bin Mohammed al-Aiban.

Dalin FOTOT e para nga takimi në Arabinë Saudite/ SHBA dhe Rusia nisin

takimi ne arabine saudite takimi shba -rusi

Sondazh

Poll