Politike

Presidenti gjerman uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Ai ka theksuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare. 

16 Shkurt 2025, 21:35 Nga r.ll
Presidenti gjerman uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë:
osmani, steinmeier

KOSOVË- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në urimin e tij, Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

"Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë", thuhet në urimin e Presidentit Steinmeier.

Më tej, ai ka theksuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Në fund të urimit të tij, Presidenti gjerman ka theksuar se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës, duke përkrahur stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin evropian.

Presidenti gjerman uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë:

frank walter steinmeier vjosa osmani

Sondazh

Poll