Politike

Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni sa më parë, 11 maji është mundësia historike për të ndëshkuar me votë atë që iu largoi qëllimisht

Ai shprehet se çdo votë e tyre është votë për rotacionin dhe për ndryshimin e Shqipërisë. 

16 Shkurt 2025, 18:00 Nga r.ll
Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni sa më parë, 11 maji
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të gjithë diasporës të regjistrohen sa më parë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. 

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi i PL-së me shqiptarët Milano, Meta shprehet se 11 Maji është mundësia e diasporës "për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre."

Ai shprehet se çdo votë e tyre është votë për rotacionin dhe për ndryshimin e Shqipërisë. 

POSTIMI I PLOTË:

Fotoalbum – Takim i mrekullueshëm i Partisë së Lirisë me diasporën në Milano.

Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!

U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre.

Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!

Diaspora jonë e hershme dhe e re është krenari dhe pasuri e çmuar kombëtare, prioritet i Partisë së Lirisë!

Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni sa më parë, 11 maji

ilir meta

Sondazh

Poll