16 Shkurt 2025, 19:25
Nga r.ll
miniere ne ukraine
SHBA- Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj.
Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze nga Varshava, dhe Anna Chernikova nga Kievi, ky propozim po diskutohet gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë.
Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla.
Drejtuesit e minierës thonë se me investimet e duhura ajo mund të bëhet një lojtare globale në sektorin e grafinës.
“Bëhet fjalë për miliarda dollarë dhe vite investime. Qeveria ukrainase duhet të punojë ngushtë me partnerët amerikanë, evropianë dhe lojtarë të fuqishëm në mbarë botën për të bërë një lëvizje në këtë proces, për ta krijuar këtë bazë së bashku”, thotë Ostap Kostyuk, drejtues i minierës së grafinës, Zavallivsky.
Qeveria ukrainase thotë se vendi i saj ka depozita minerale të 22 nga 50 materialet strategjike të identifikuara si kritike nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu ka 25 nga 34 mineralet që Bashkimi Evropian i ka klasifikuar si tejet të rëndësishme.
Bëhet fjalë për grafinë, litium, titanium dhe uranium, minerale thelbësore për industrinë e mbrojtjes, energjinë e gjelbër dhe industritë e teknologjisë së lartë.
Ekspertët thonë se Ukraina ka potencial të lartë por kërkohen investime të mëdha për t’i shfrytëzuar këto rezerva. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Mariia Kurylo, e cila është me Komisionin Shtetëror për Burimet Minerale.
“Projektet për mineralet e rralla jo vetëm që janë shumë të rëndësishme, por janë strategjike për zhvillimin, jo vetëm për partnerët perëndimorë por edhe për zhvillimin tonë”.
Kompania ukrainase BGV, e cila investon në miniera, thotë se ka shpenzuar 100 milionë dollarë në projekte të mineraleve kritike, por për të rritur operacionet kërkohen investime shtesë prej qindra miliona dollarësh.
Zëri i Amerikës bisedoi me Serhii Voitsehovskyin, anëtar bordi i kompanisë ukrainase të investimeve minerare, BGV.
“Zhvillimi i minierës së grafinës në Balakhivka kërkon investim kapitali prej rreth 450 milionë dollarësh”.
Ndërsa Amerika dhe vendet e tjera perëndimore kërkojnë të ulin varësinë nga Kina për minerale kritike, Ukraina sheh një mundësi për të forcuar ekonominë dhe sigurinë e saj.
“Kemi një strategji që sjell përfitime në çdo aspekt. Partnerët kanë nevojë për këto materiale, që në të vërtetë janë produkte me vlerë të lartë”, thotë Serhii Voitsehovskyi me firmën BGV.
Amerika dhe Evropa janë përpjekur të ulin varësinë e tyre nga Kina, furnizuesi kryesor në botë me minerale të rralla. Roman Opimakh ka qenë drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.
“Ukraina do të ndihmojë Evropën dhe Amerikën për të ulur varësinë nga Kina dhe pjesërisht nga Rusia. Në të njëjtën kohë forcon qëndrueshmërinë në vend. Investimet e shumta dhe furnizimet e larta mund të funksionojnë si një kupolë e hekurt për Ukrainën”.
Ai thotë se partneriteti është strategjik dhe ekonomik. Pavarësisht luftës dhe humbjeve të mundshme të territoreve, ai thotë se shumica e mineraleve kritike mbeten nën kontrollin e Kievit./VOA
shba ukraine
Bota
16 Shkurt 2025, 18:18
r.ll
marco rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet e Arabisë Saudit...
Bota
16 Shkurt 2025, 17:18
r.ll
foto ilustruese
MYNIH- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga aleatët e tyre evropianë se çfarë do t'u ...
Bota
16 Shkurt 2025, 16:19
r.ll
marco rubio, benjamin netanyahu
JERUZALEM- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të I...
Bota
16 Shkurt 2025, 16:10
r.ll
putin, trump
RUSI- Kremlini ka komentuar telefonatën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në fillim...
Bota
16 Shkurt 2025, 15:58
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Mbi 30.000 njerëz, apo rreth 1.5 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, zotërojnë monedha ...
Bota
16 Shkurt 2025, 15:13
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Industria gjermanee automjeteve është në vështirësi të mëdha dhe po pret me ankth rezulta...
Bota
16 Shkurt 2025, 15:08
r.ll
zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk është ftuar për të marrë p...
Bota
16 Shkurt 2025, 14:55
N.F
Muhsin Hendricks
GQEBERHA- Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i mysli...
Bota
16 Shkurt 2025, 14:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali...
Bota
16 Shkurt 2025, 12:56
N.F
Starmer dhe Macron
UKRAINA- Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme për një takim urgjent pë...