Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

15 Shkurt 2025, 07:17 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C,

në vendet e ulëta: 5 / 18 °C,

në vendet malore: 1 / 11 °C.

moti

Sondazh

Poll