Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës zbardhin Vermoshin, Bogën dhe Thethin

Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit e automjeteve.

14 Shkurt 2025, 09:04 Nga r.ll
Reshjet e dendura të dëborës zbardhin Vermoshin, Bogën dhe
pamje nga veriu

THETH- Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit gjatë natës.

Sipas raportimeve akset rrugore Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora që ka rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm.

Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit e automjeteve.

reshje debore ne veri

Sondazh

Poll