Aktualitet

Del FOTO/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë zjarri drejt patrullës së Policisë në Rinas

Mësohet se Buza ka qënë i armatosur në zonën e Rinasit dhe në momentin që policia i është afruar ai ka hapur zjarr ndaj tyre, por fatmirësisht plumat nuk kanë prekur asnjë nga efektivët.

13 Shkurt 2025, 21:37 Nga B.Z
Del FOTO/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë
Klajdi Buza

TIRANË - Personi që shikoni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Klajdi Buza, i cili hapi zjarr drejt patrullës së policisë mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se Buza ka qënë i armatosur në zonën e Rinasit dhe në momentin që policia i është afruar ai ka hapur zjarr ndaj tyre, por fatmirësisht plumat nuk kanë prekur asnjë nga efektivët.

Buza është arrestuar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, sakaq mësohet se ai është një person me precedentë penal, pasi rezulton të jetë arrestuar edhe më herë për armbëmbajtje pa leje.

klajdi buza

Sondazh

Poll