SHBA do të rrisë shitjen e produkteve ushtarake në Indi, do të ofrojë avionët F-35
Mondi dhe Trump UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025 dhe se në vazhd...
Presidenti Trump tha se do të shqyrtonte mundësinë e angazhimit në bisedime bërthamore me këto dy vende, sapo të "rregullojmë gjithçka" në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
UASHINGTON - Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën dhe se përfundimisht ai shpreson që të tre vendet mund të bien dakord të përgjysmojnë buxhetet e tyre masive të mbrojtjes.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u ankua për qindra miliarda dollarë që po investohen në ringritjen e kapaciteteve të vendit për parandalimin bërthamor dhe tha se shpreson të marrë angazhime nga vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara për të shkurtuar shpenzimet e tyre.
“Nuk ka asnjë arsye që ne të prodhojmë armë të reja bërthamore, ne tashmë kemi kaq shumë”, tha Presidenti Trump. “Mund të shkatërrohet bota 50 herë, 100 herë. Dhe këtu ne po prodhojmë armë të reja bërthamore, dhe ata po prodhojnë armë bërthamore”.
"Të gjithë po shpenzojmë shumë para që mund t'i shpenzojmë për gjëra të tjera që janë në të vërtetë, shpresojmë shumë më produktive", tha Presidenti Trump.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbajnë rezerva masive armësh që nga Lufta e Ftohtë, Presidenti Trump parashikoi se Kina do ta arrinte këtë kapacitet shkatërrimi bërthamor "brenda pesë ose gjashtë viteve".
Ai tha se nëse armët do të përdoreshin ndonjëherë, "kjo do të sillte ndoshta zhdukje të plotë".
Presidenti Trump tha se do të shqyrtonte mundësinë e angazhimit në bisedime bërthamore me këto dy vende, sapo të "rregullojmë gjithçka" në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
“Një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin Xi të Kinës, Presidentin Putin të Rusisë. Dhe dua të them, 'le ta përgjysmojmë buxhetin tonë ushtarak.' Dhe mund ta bëjmë këtë. Dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta realizojmë”.
Presidenti Trump në mandatin e tij të parë u përpoq pa sukses ta bënte Kinën pjesë të bisedimeve për reduktimin e armëve bërthamore, kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negocionin zgjatjen e një pakti të njohur si Marrëveshja e re START. Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në traktat gjatë administratës së ish-Presidentit Biden, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vazhduan me programe masive për të zgjatur jetëgjatësinë e arsenaleve të tyre bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë, ose për t’i zëvendësuar ato me armatim të ri./VOA
Mondi dhe Trump UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025 dhe se në vazhd...
Eric Adams NEW YORK – Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urd...
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të admini...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në p&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse të Izraelit në Jenin kanë vrarë të paktën 25 palestinezë...
Titan SHBA- Një regjistrim ka kapur shpërthimin e zhytësit Titan, i cili u zhduk në udhëtimin e tij drejt rrënojave të T...
JD Vance GJERMANI- Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, Presidenti i Ukrainës Zelensky dhe rreth 60 liderë dhe vendimmarrës t&eum...
foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift të rinjsh të cilët akuzohen ...
Vlamidir Putin dhe Donald Trump SHBA- Amerika është nën menaxhim të ri. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po i bashkohet ...
foto ilustruese SHBA- Kur zjarret dogjën së fundmi një zonë të Los Anxhelosit, banorët shfrytëzuan një aplikacion q...