Bota

Shisnin lëndë narkotike/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar me partneren greke, iu gjetën 1265 pako kanabis

Mediat greke bëjnë të ditur se 25-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij, një shtetase greke 21-vjeçare u vunë në pranga, gjatë një aksioni në banesën e tyre.

13 Shkurt 2025, 20:31 Nga E. D
Shisnin lëndë narkotike/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar me
foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift të rinjsh të cilët akuzohen për tregtim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Mediat greke bëjnë të ditur se 25-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij, një shtetase greke 21-vjeçare u vunë në pranga, gjatë një aksioni në banesën e tyre.

Gjithashtu autoritetet greke bëjnë të ditur se për shkak të erës së fortë të drogës e kanë pasur më të lehtë për të gjetur drogë. Po ashtu janë sekuestruar 1 kilogram e 815 gram kanabis. Ndërkohë kanabisi ishte i ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje. Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari ka pasur probleme me autoritetet për vepra të ngjashme edhe në të kaluarën.

policia greke

Sondazh

Poll