Bota

PAMJE të tmerrshme në Meksikë/ Babai mbështjell me qese plastike foshnjën e tij dhe e hedh në rrugë

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në qytetin Tultitlán, kur burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke hedhur foshnjën. 

13 Shkurt 2025, 19:55 Nga E. D
PAMJE të tmerrshme në Meksikë/ Babai mbështjell me qese
pamje nga vendngjarja

MEKSIKË- Një video e frikshme  është shpërndarë në rrjetet sociale, ku një individ në Meksikë e mbështolli fëmijën e tij të porsalindur dhe e hodhi në rrugë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në qytetin Tultitlán, kur burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke hedhur foshnjën. 

Në video shihet burri me një çantë shpine dhe duke hequr qesen plastike, ku ndodhej djali i vogël. Burri më pas "kontrollon" vendin duke parë përreth dhe e lë çantën në tokë pranë një makine të parkuar. Këto pamje tronditën opinionin publik, por për fat të mirë, foshnja është mirë dhe nën kujdesin e mjekve.

meksik

Sondazh

Poll