13 Shkurt 2025, 16:50
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej 120 milionë dollarë për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Ky është financimi i dytë i një serie prej dy fazash që ndihmon vendin të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore. Programi i ri do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash, të cilat synojnë: Ky program është në përputhje me Kuadrin e Partneritetit të Vendit për periudhën 2023-2027, çka përforcon angazhimin e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.
“Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë,” tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë.
“Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë.”
Programi reflekton aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026 dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit për klimën. Masat kryesore përfshijnë forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale dhe nxitjen e reformave në sektorin e energjisë.
Kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie, politikë monetare e qëndrueshme e mbështetur nga masa dhe mbikëqyrje e kujdesshme./ Monitor
banka boterore
Bota
13 Shkurt 2025, 16:38
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për dënimin e autorit të sulmit të Mynihut ...
Bota
13 Shkurt 2025, 16:29
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosu...
Bota
13 Shkurt 2025, 15:37
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëves...
Bota
13 Shkurt 2025, 15:27
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Në vitin 2024 janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo vit tjetër, tha Komiteti pë...
Bota
13 Shkurt 2025, 15:18
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Qindra udhëheqës botërore dhe delegatë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë n&e...
Bota
13 Shkurt 2025, 14:46
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Në harkun kohor të vetëm disa javësh, qeveria amerikane ka përjetuar atë që mund të jetë...
Bota
13 Shkurt 2025, 12:55
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani. Sipas raporteve fi...
Bota
13 Shkurt 2025, 10:36
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
ARABIA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë, se do të takohet me presidentin rus,...
Bota
13 Shkurt 2025, 10:27
M.B
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, djathtas, flet me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në mes, dhe komandantin suprem të NATO-s për Evrop...
Bota
13 Shkurt 2025, 10:18
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marr&eum...