Bota

Sulmi në Mynih ku mbetën të plagosur 27 persona/ Scholz: Një akt i tillë nuk tolerohet! Autori duhet të dënohet dhe të largohet nga vendi

Ai tha gjithashtu se qeveria federale po planifikon fluturime të mëtejshme deportimi në Afganistan për kriminelët e dënuar.

13 Shkurt 2025, 16:38 Nga E. D
Sulmi në Mynih ku mbetën të plagosur 27 persona/ Scholz: Një
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për dënimin e autorit të sulmit të Mynihut dhe dëbimin e tij nga Gjermania. Ai tha gjithashtu se qeveria federale po planifikon fluturime të mëtejshme deportimi në Afganistan për kriminelët e dënuar.

"Autori nuk mund të shpresojë për ndonjë butësi. Ai duhet të dënohet dhe të largohet nga vendi. Një akt i tillë si ai i Mynihut nuk tolerohet dhe as i pranueshëm. Prandaj, duhet të jetë shumë e qartë se drejtësia do të përdorë të gjitha mjetet për të marrë masa të ashpra ndaj autorit ”, tha Scholz duke theksuar se kushdo që kryen krime në Gjermani jo vetëm që do të dënohet rëndë dhe do të dërgohet në burg. 

Ndërsa Ministrja e Brendshme federale Nansi Feser bëri thirrje për rreptësinë maksimale të shtetit të së drejtës, ndërsa kandidati i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU) për kancelar Friedrich Merz deklaroi se siguria do të ishte përparësia kryesore e qeverisë së tij.

olaf scholz

Sondazh

Poll