Aktualitet

Ra aksidentalisht nga kantieri i pallatit në ndërtim, përfundon në spital 47-vjeçari në Tiranë

47-vjeçari, siç njofton Policia është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

13 Shkurt 2025, 15:56 Nga B.Z
Ra aksidentalisht nga kantieri i pallatit në ndërtim, përfundon
Foto ilustruese

TIRANË - Një incident është regjstuar në një kantier të një pallati në ndërtim në rrugën "Don Bosko", në Tiranë. Një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia teksa ishte duke punuar në këtë kantier, dhe si pasojë ka marrë dëmtime në trup.

47-vjeçari, siç njofton Policia është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 12.02.2025, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kantieri i ndërtimit në një pallat, shtetasi L. B., 47 vjeç, punëtor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.

 

policia aksident

Sondazh

Poll