Aktualitet

Arrestimi i Veliajt/ Tubim pro SPAK, një grup qytetarësh mblidhen para Prokurorisë së Posaçme

Pjesë e qytetarëve ishte dhe kryetari i partisë "Shqipëria Bëhet", i cili tha se ka një aleancë politike kundër drejtësisë. Lapaj u shpreh se njerëzit e ligjit nuk do të lihen vetëm.

13 Shkurt 2025, 12:17 Nga r.ll
Arrestimi i Veliajt/ Tubim pro SPAK, një grup qytetarësh mblidhen para
SPAK

TIRANË- Disa qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Prokurorisë së Posaçme. Grumbullimi i tyre nuk ishte për të protestuar, por për të treguar mbështetjen e tyre për punën e SPAK.

Pjesë e qytetarëve ishte dhe kryetari i partisë "Shqipëria Bëhet", i cili tha se ka një aleancë politike kundër drejtësisë. Lapaj u shpreh se njerëzit e ligjit nuk do të lihen vetëm.

Adriatik Lapaj: Këtu ka një aleancë të ndryë kundër ligjit. Prandaj, ne i japim kurajo çdo njeriu të ligjit që shoqëria nuk i lë vetëm. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku njerëzit të përballen me ligjet.

As nuk linçohen njerëzit, por as nuk linçohet drejtësia. Në çdo rast duhet që njerëzit të përballen me institucionin. Duhet të ndërtojmë institucione. Nuk mundet që institucionin ta sulmosh kaq egër.

 

adriatik lapaj spak

Sondazh

Poll