Bota

VIDEO/ E rëndë në Hawaii, 28-vjeçari hidhet në det nga një shkëmb 15 metra, humb jetën në spital

Pas 15 minutash, Bourdieu u gjet pa ndjenja në një vend tjetër. Ekipet e shpëtimit kryen CPR mbi 28-vjeçarin, i cili rifitoi vetëdijen, por më në fund dha frymën e fundit në spital.

13 Shkurt 2025, 07:50 Nga N.F
VIDEO/ E rëndë në Hawaii, 28-vjeçari hidhet në det
Viktima

HAWAII- Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku duket momenti një 28-vjeçar hidhet nga një shkëmb 15 metra në det në Hawaii. Kjo hedhje rezultoi fatale për zhytësin i cili pasi u hodh në det nuk doli në siperfaqe për disa minuta. Pushuesit të cilët ishin dëshmitarë të mometit kur u hodh i riu në u alarmuan.

Disa prej tyre u hodhën në det për të nxjerrë të riun nga uji. Pas 15 minutash, Bourdieu u gjet pa ndjenja në një vend tjetër. Ekipet e shpëtimit kryen CPR mbi 28-vjeçarin, i cili rifitoi vetëdijen, por më në fund dha frymën e fundit në spital.

Viktima mbeti Santiago Bourdieu. Videoja u kap në një nga pikat më të rrezikshme në Haëaii, e njohur si Shpella e Pështymës. Ky vend i veçantë në Haëaii e ka marrë emrin e tij nga valët e furishme që godasin shkëmbinjtë dhe e bëjnë atë të duket sikur zona po "pështyhet" nga oqeani.

humb jeten i riu ne hawaii u hodh nga shkembi ne det

Sondazh

Poll