Bota

VIDEO/ Hidhet granatë në një lokal në Francë, plagosen 12 persona, mes tyre dy në gjendje të rëndë

Personi që hodhi granatën dyshohet se ka qenë edhe i armatosur me kallashnikov automatik. Nuk është e sigurt që ky kallashnikov është përdorur.

13 Shkurt 2025, 07:30 Nga N.F
VIDEO/ Hidhet granatë në një lokal në Francë, plagosen
Pamje nga vendi i ngjarjes


FRANCË- Një granatë e hedhur të mërkurën mbrëma brenda një lokali në Francën juglindore , rezultoi me më shumë se 12 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke mos përjashtuar një akt terrorist.

“Dikush hyri, hodhi një granatë, me sa duket nuk tha asnjë fjalë, më pas iku”, tha për shtyp prokurori Couchy, François Toure.

Personi që hodhi granatën dyshohet se ka qenë edhe i armatosur me kallashnikov automatik. Nuk është e sigurt që ky kallashnikov është përdorur. Në momentin që shpërtheu granata në dyqan kishte shumë klientë.

Shpërthimi ndodhi pak pas orës 20:00 në distriktin e fshatit Olimpik, të cilit përgjithësisht i jepet përparësi nga shërbimet e sigurisë, në pjesën jugore të Grenoble. Ndër skenarët që po shqyrtohen është edhe lidhja me trafikun e drogës.

hidhet granatë në një lokal në francë

Sondazh

Poll