Sport

Guardiola i dëshpëruar: "Duket se Reali nuk ka bërë asgjë. Është e vështirë…"

"Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth. Këto janë gjëra që na kanë ndodhur shumë herë gjatë vitit”.

12 Shkurt 2025, 08:00 Nga DOSJA
Guardiola i dëshpëruar: "Duket se Reali nuk ka bërë

ANGLI - Pep Guardiola me siguri e priste një humbje si kjo, sepse kur përballesh me  Real Madridin në Champions League, gjithçka mund të ndodhë.

Dhe në fakt, në harkun e tetë minutave, Ancelotti dhe ‘banda’ e tij ia dolën ta barazonin  Cityn,  përpara se ta fusnin topin në rrjetë me Bellinghamin, në minutën e 90-të për ta bërë 3-2 në Etihad.

Një goditje e rëndë për trajnerin e Citizens, i cili foli me Movistar në pas ndeshjes: "Kjo ka ndodhur shumë here dhe nëse diçka ndodh shumë herë, është sepse nuk mund të gjej një zgjidhje. Eshtë viti në të cilin Real Madridi është më i mirë, ne patëm një rezultat të mire, por në minutat e fundit e lamë të na largohej.

Gjetëm penalltinë (e konvertuar nga Haaland, por nuk e patëm fare të balancuar ndeshjen) duke bërë shumë më tepër, veç kundërshtari e ktheu situatën. Sot ne nuk ia dhuruam fitoren, edhe pse duket se ata nuk bënë asgjë”.

Për gabimet në mbrojtje, veçanërisht goli i Bellingham në minutën e fundit: "Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth. Këto janë gjëra që na kanë ndodhur shumë herë gjatë vitit. Ne do të përpiqemi (të përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit), por psikologjikisht është e vështirë... Ne kemi një ndeshje të vështirë për të luajtur në Madrid".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll