Sport

VIDEO/ McKennie dhe Mbangula afrojnë Juventusin me 16 të fundit…

Amerikani zhbllokon ndeshjen në pjesën e parë, më pas goli i barazimit nga ish-lojtari i Interit, Perisic dhe në minutat e fundit goli i parë i belgut në Champions League vendos rezultatin 2-1 për bardhezinjtë.

11 Shkurt 2025, 23:14 Nga DOSJA

VIDEO/ McKennie dhe Mbangula afrojnë Juventusin me 16 të

ITALI - Në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League, Juventusi mundi PSV-në 2-1 dhe tani pas 8 ditësh në Holandë do t'i duhet vetëm të mos humbasë, për të kaluar në fazën e 16-të.

Ndeshja në Allianz Stadium u zhbllokua në minutën e 34-të nga një gjuajtje me këmbën e djathtë nën traversë nga McKennie, pas një lëvizjeje këmbëngulëse të Gatti.

Ish-lojtari i Interit, Perisic, riktheu barazinë në minutën e 54-të me një goditje nga këndi me këmbën e majtë. Ndrëkohë, Mbangula bëri që stadiumi të shpërthejë në minutën e 82-të.

Ai u tregua më i shpejtë për të arritur në topin e rikuperimit, pasi Benitez nuk arriti të mbajë një krosim nga Conceiçao dhe 2-1 për bardhezinjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll