Politike

"Do më pyesësh mua për çdo gjë"/ Si e urdhëroi Ajola Xoxa financieren e kompanisë 'Nan': As edhe një kafe pa dijeninë time

Pjesa e dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregon faktin që edhe pse kompania ishte në emër të Zenelit, ky i fundit nuk kishte asnjë vendimarrje dhe as bordi drejtues.

11 Shkurt 2025, 13:04 Nga I.A
"Do më pyesësh mua për çdo gjë"/ Si e
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohet dhe një kompani e Ajola Xoxës, por në emër të Driant Zenelit. 

Pjesa e dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregon faktin që edhe pse kompania ishte në emër të Zenelit, ky i fundit nuk kishte asnjë vendimarrje dhe as bordi drejtues. Në përgjimet e bisedave, theksohet se Ajola Xoxa i ka kërkuar financieres Adela Kondakçiu që të mos bëj asnjë veprim pa dijeninë e Xoxës dhe pa i marrë leje. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

89. Në fashikullin penal, nëpërmjet procesverbalit për marrjen e akteve nga një procedim tjetër (189/2023) datë 10.12.2024, sipas vendimit përkatës të prokurorit, janë administruar komunikimet e shtetases Adela Kondakçiu më disa shtetas të tjerë. Këto komunikime janë përftuar nga telefoni celular i kësaj shtetase, me kartë SIM 0676020980 IMEI 358798485112178 dhe IMEI2 35879848582650, i sekuestruar për qëllime provuese në kuadër të një tjetër procedimi penal.

90. Nga komunikimet që shtetësja Adela Kondakçiu ka patur me shtetasen Ajola Xoxa kanë rezultuar të dhëna me mjaft interes për hetimin. Nga këto komunikime rezulton se pronarja përfituese faktike e kompanisë OJF "Harabel" është shtetësja Ajola Xoxa. Shtetasi Driant Zeneli, me detyrë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë është plotësisht i papërfshirë në të gjitha vendimmarrjet, si ato që lidhen me menaxhimin financiar të kompanisë ashtu edhe me organizimin e eventeve të cilat kjo kompani angazhohet të kryejë. Po ashtu, plotësisht të papërfshirë rezultojnë edhe anëtarët e tjerë të Bordit të kësaj organizate.

90.1. Nga komunikimet rezulton e qartë se financierja Adela Kondakçiu i kërkon lejen e shtetases nën hetim Ajola Xoxa për të kryer pagesat e Drejtorit ekzekutiv Driant Zeneli. Po kështu, nga komunikimet provohet plotësisht se personi që kontrollon efektivisht kompaninë "Nan" shpk është përsëri shtetësja Ajola Xoxa. Shoqëria në fjalë, pasi është themeluar nga shtetasi Driant Zeneli, i është dhuruar prej këtij të fundit OJF-së Harabel, të kontrolluar nga Ajola Xoxa. Nga aktet rezulton se financierja Adela Kondakçiu merr një urdhër të prerë nga shtetësja Ajola Xoxa për të pyetur atë për çdo gjë dhe jo Driantin (shih faqen 140 të komunikimeve). Shtetësja Ajola Xoxa shkon dhe më tej kur i thotë financieres së saj se ajo nuk duhet të marri as lekët për një kafe pa e pyetur atë më parë (shih faqen 145). Gjithashtu, shtetësja Ajola Xoxa urdhëron që pagesat në formë CASH të kompanisë "Harabel" dhe "Benussi" do mbahen nga ajo dhe Adela (Kondakçiu) nuk duhet të pranojë shtetasin Driant Zeneli në asnjë rast (faqe 147).

90.2. Fiktiviteti i faturave për të cilat shtetësja Ajola Xoxa kërkon të lëshohen për subjekte të caktuara, shkon edhe më tej, ndërsa i kërkon financieres së saj që kontratën për pronën ku ka selinë kompania "Harabel", ta përpilojë duke vendosur gjysmën e çmimit. Pasi shtetësja Adela Kondakçiu i konfirmon se kontrata është bërë për çmimin 500 euro, shtetësja Ajola Xoxa i thotë "ok" (faqe 174). Po kështu, provohet se edhe për vendimmarrje rutinë siç është pagesa e internetit për kompaninë "Harabel", shtetasi Driant Zeneli nuk përfshihet në asnjë moment. Kjo pagesë i kërkohet shtetases Ajola Xoxa për një periudhe kohe 6 mujore.

"Do më pyesësh mua për çdo gjë"/ Si e

erion veliaj arrestohet erion veliaj

Sondazh

Poll