11 Shkurt 2025, 13:03
Nga N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me mesazhet e drejtuesit të fushatës elektorale të PD-së në Shqipëri, Christopher LaCivita. Berisha u shpreh se qytetarët janë dëshmitarë të përpjekjeve për eliminimin fizik të Donald Trump, por të njëjta edhe për Sali Berishën në prag të aktivitetit.
Berisha tha se mesazhet e LaCivita janë shumë të thella dhe duhet të kuptohen nga çdo shqiptar. Ai tha se cencura është një hap drejt diktaturës dhe bëri një apel për shqiptarët të çlirohemi me ndihmën e SHBA, nga Xhorxh Sorosi, ideologjia dhe i gjithë ndikimi që de facto u krijua në Shqipëri. Berisha tha duhet të angazhohen për shkatërrimin e pluralizmit në një akt kriminal antikushtetues të paimagjinueshëm.
Fjala e Berishës:
Ju jeni dëshmitarë të ngjashmërive, të sjelljes së administratës së SHBA që shkoi dhe Xhorxh Sorosit ndaj presidentit Donald Trump dhe sjelljes së tyre ndaj Sali Berishës. Ju jeni dëshmitarë të vendimeve për të mos regjistruar emrin e tij në listë dhe mosregjistrimin e Sali Berishës në listat e zgjedhësve. Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve për eliminimin fizik të Donald Trump, por të njëjta edhe për Sali Berishën në prag të aktivitetit.
Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve për burgosjen e tij dhe burgosjen e Sali Berishës po nga falangat e Xhorxh Sorosit dhe kukulla e tij Edi Rama në Shqipëri. Këto janë të vërteta të cilat e sollën në Shqipëri këtë kryetarin e komitetit kombëtar të Partisë Republikane, Chris LaCivita. Mesazhet e tij janë shumë të thella dhe duhet të kuptohen nga çdo shqiptar. Presidenti Donald Trump u tha amerikanëve se më i rrezikshëm nga të gjithë për SHBA është armiku i brendshëm. Dhe kjo është e vërtetë e madhe. Nuk ka vend tjetër në botë që të ketë fuqinë, teknologjinë, forcën e pakufishme të SHBA. E megjithatë, në këtë vend, nga ekstremi i majtë, nga marksistët dhe post marksistët sorosianë, demokracia u kërcënua njëlloj si në një vend të botës së tretë.
Në qoftë se përdorën gjykatat për të përjashtuar nga procesi zgjedhor kandidatin kryesor të partisë kryesore. Në qoftë se aplikohen gjoba gjysmë miliardë dollarë. Në qoftë se lëshohen urdhra për t’i mbyllur gojën, këto nuk ndodhin kurrë në një demokraci pa probleme. Në qoftë se promovohet censura, një gjë do u them, çdo hap drejt censurës është hap drejt diktaturës. Ndaj dhe Donald Trump me shumë të drejtë tha, se armiku më i rrezikshëm për Amerikën është armiku i brendshëm. Në këtë kontekst duhet të kuptojmë qartë dimensionin e deklaratës së kryetarit të komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita, të cilin Rama e quajti punonjës i Donald Trump, ka domethënien më të madhe politike.
Është një thirrje, është një apel për shqiptarët të çlirohemi me ndihmën e SHBA, nga Xhorxh Sorosi, ideologjia dhe i gjithë ndikimi që de facto u krijua në Shqipëri republikën e Xhorxh Sorosit.
Qytetari i thjeshtë shqiptar e ka të vështirë të besoj që Edi Rama solli në parlament, bazuar në doktrinën e Sorosit, ligjin për krijimin e fermave të grave që të lindin fëmijët e askujt se duhet të krijoheshin fëmije më prindër 1 dhe 2 dhe pa prindër fare për të shuar familjen dhe vlerat hyjnore njerëzore të saj. E kanë të vështirë se në Tiranë, njëlloj si në Nju Jork filluan të numerotohen prindërit që në kopsht dhe mijëra familje amerikane u shpërngulën nga Nju Jorku për në Teksas ku nuk lejoheshin praktika të tilla antifamiljare.
Pra, miqtë tanë e kanë të qartë se çfarë ndodhi. E kanë të qartë se kush është Leticia Jones, Alex Brag të Shqipërisë që angazhohen për shkatërrimin e pluralizmit në një akt kriminal antikushtetues të paimagjinueshëm. Ndaj dhe shpreh mirënjohjen më të madhe kryetarit të komitetit kombëtar të Partisë Republikane për vendimin e tij për të shprehur demokratët dhe konservatorët në Shqipëri, në shpëtimin e Shqipërisë nga stihia e ekstremit të majtë dhe Xhorxh Sorosit në këtë vend.
berisha
Politike
11 Shkurt 2025, 12:49
I.A
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën a...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:58
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Paraditen e nesërme do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës "arrest në burg" të caktuar p&e...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:39
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ma...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:53
N.F
Konferenca
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&e...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:44
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest ...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:11
r.ll
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posa&cc...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:24
N.F
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me Ligjin për Akademin&e...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:48
N.F
Bardhi
SHBA- Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:47
r.ll
rama te bashkia
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takim me ...