Bota

Sulm masiv me thikë në Dublin, të paktën 4 të plagosur

Sipas mediave të huaja, të paktën një nga personat u sulmua teksa ishte në derën e tij pasi u kthye në shtëpi.

9 Shkurt 2025, 17:57 Nga M.B
Sulm masiv me thikë në Dublin, të paktën 4 të plagosur
Foto ilustruese

IRLANDA- Një burrë është arrestuar pasi të paktën katër persona u goditën me thikë në një seri sulmesh, në dukje të rastësishme, të dielën pasdite në zonën Stoneybatter të Dublinit, kryeqyteti i Republikës së Irlandës. Sipas mediave të huaja, të paktën një nga personat u sulmua teksa ishte në derën e tij pasi u kthye në shtëpi.

Mësohet se i dyshuari ka goditur me thikë të plagosurit duke përdorur mjete të zakonshme shtëpiake. Burimet thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sulmet ishin të lidhura me terrorizmin. Ndërkohë asnjë nga të sulmuarit nuk besohet se është në rrezik për jetën. Gjithashtu raportohet se një i dyshuar u kap më pas aty pranë në Manor Place pas një kontrolli. 

irlanda

Sondazh

Poll