Aktualitet

U kap me kokainë dhe dhjetëra mijëra euro, ish-futbollisti shqiptar dënohet në Britani me mbi 7 vjet burg

I riu shqiptar u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth ditën e djeshme dhe menjëhër iu komunikua dënimi me burg. 

7 Shkurt 2025, 22:48 Nga r.ll
U kap me kokainë dhe dhjetëra mijëra euro, ish-futbollisti
gleni goleci

ANGLI- Gleni Goleci, shqiptari që u arrestua në janar të këtij viti në Londër, pasi u kap me kokainë dhe 80 mijë paund është dënuar me 7 vjet e gjysëm burg. 

27-vjeçari, u arrestua më 15 janar, kur gjatë një kontrolli të automjetit që ai drejtonte, gjetën 1.5 kilogram kokainë dhe afërsisht 20 mijë paund cash në bagazh. Më pas pas kontrollit në banesën e tij, oficerët e OCP gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 60 mijë paund.

Goleci, një emigrant ilegal shqiptar pa vendbanim të caktuar në Mbretërinë e Bashkuar, u arrestua dhe u akuzua për drogë dhe posedim të veprave penale të pronës. 27-vjeçari rezulton të ketë luajtur si futbollist për të rinjtë e Shkëndisë së Tiranës, përpara se të emigronte në Angli.

I riu shqiptar u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth ditën e djeshme dhe menjëhër iu komunikua dënimi me burg.  Andrew Tickner, Menaxher i Operacioneve NCA nga OCP, tha: “Qëllimi ynë parësor është të mbrojmë londinezët nga shkelësit e dëmshëm të ligjit si Gleni Goleci. Kriminaliteti i rëndë në të cilin ai ishte përfshirë nxit dhunën, frikën dhe shfrytëzimin në komunitet. NCA dhe Policia Metropolitane vazhdojnë të punojnë në partneritet për të penguar grupet e krimit të organizuar pas trafikut të drogës. Angazhimi ynë për të ndjekur kriminelët më të dëmshëm është i pamëshirshëm dhe ne do të vazhdojmë t’i nxjerrim ata para drejtësisë.”

gleni goleci britani

Sondazh

Poll