Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, ambulanca përplaset me një makinë, plagoset pacientja

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë. Pacientja ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

7 Shkurt 2025, 17:54 Nga N.F
Aksident në Gjirokastër, ambulanca përplaset me një
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër. Ngjarja mësohet se është shënuar në bulevardin “18 shtatori”.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë. Pacientja ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti  (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, thuhet në njoftim.

aksident ne gjirokaster aksidentohet ambulanca

Sondazh

Poll