Aktualitet

Aksident në aksin Cërrik-Gjyralë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, përplaset me portën e një banese

Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

7 Shkurt 2025, 17:42 Nga N.F
Aksident në aksin Cërrik-Gjyralë, makina humb kontrollin dhe del
Aksidenti

GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë. Mësohet se një makinë dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti më pas është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të një banese. Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi ka marrë vetëm dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.

aksident në aksin cërrik-gjyralë

Sondazh

Poll