Bota

U ripostua nga Musk dhe djali i Trump/ Një video dezinformuese e krijuar nga rusët thotë se yjet e Hollivudit janë paguar nga USAID për të vizituar Ukrainën

Kjo video që tregon si emra të famshëm si Angelina Jolie, Sean Penn apo Jean Claude Van Damme që "vizitojnë" Ukrainën është ndarë edhe në llogari të profilit të lartë si Elon Musk apo Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan.

7 Shkurt 2025, 17:34 Nga r.ll
U ripostua nga Musk dhe djali i Trump/ Një video dezinformuese e krijuar
foto ilustruese

SHBA- Një video që pretendon se USAID, agjencia kryesore e ndihmës jashtë shtetit e qeverisë amerikane, ka paguar miliona dollarë të famshëm të Hollivudit për të vizituar Ukrainën, është bërë virale në mediat sociale. 

Kjo video që tregon si emra të famshëm si Angelina Jolie, Sean Penn apo Jean Claude Van Damme që "vizitojnë" Ukrainën është ndarë edhe në llogari të profilit të lartë si Elon Musk apo Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan.

U ripostua nga Musk dhe djali i Trump/ Një video dezinformuese e krijuar
postimi i musk
U ripostua nga Musk dhe djali i Trump/ Një video dezinformuese e krijuar
postimi i donald trump junior

Por BBC raporton se pamjet e publikuara në video nuk janë reale dhe ka shenja dalluese të një operacioni dezinformues rus që BBC e ka hetuar më parë. Disa nga këto shenja janë deklarata e portalit "E News" që është shprehur se nuk është video e publikuar nga ata. Gjithashtu komediani amerikan Ben Stiller që po ashtu del në video tha se udhëtimin në Ukrainë e ka financuar vetë. 

Media britanike i ka shpjeguar këto shenja dalluese edhe nëpërmjet videos së mëposhtme, ndërsa gazetarja shprehet se autorët që qëndrojnë pas këtij dezinformimi kanë bërë qindra video të tilla, por vetëm kjo ka arritur rekord klikimesh, 3.8 milionë në vetëm pak orë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

dezinformimi rus usaid

Sondazh

Poll