6 Shkurt 2025, 21:04
Nga N.F
Kukës
KUKËS- Nisur nga shifrat e larta të emigracionit, më 12 tetor 2022, ambasada e Britanisë së Madhe nisi zbatimin e projektit “Perspektiva të Reja” për Bashkinë Has, Kukës dhe Tropojë. Përmes këtij projekti synohej të frenohej emigrimi i të rinjve, qëndrimi pranë familjeve të tyre. Projekti me vlerë 8.4 milionë paund kishte qëllim të fokusohej në krijimin e vendeve të reja të punës, aftësim profesional, investime dhe në përmirësimin e kushteve social-ekonomike në bashkitë e goditura rëndë nga emigracioni dhe varfëria.
Ish-ambasadori Alastair King-Smith ngriti alarmin se shumë të rinj që i drejtoheshin Britanisë së Madhe në rrugë ilegale, përmes gomoneve dhe kamionëve për të kërkuar një jetë më të mirë po shfrytëzoheshin nga organizatat kriminale duke i punësuar në “shtëpi bari”.
“Një përpjekje më e fortë e përbashkët për zhvillim nga ne, qeveria dhe partnerët e shoqërisë civile është thelbësore për të ndihmuar njerëzit në rajon. Vetëm duke adresuar çështjet ekonomike dhe sociale mund t’i japim fund dëshpërimit të të rinjve për t’u larguar. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dyfishoni përpjekjet për të ndaluar mënyrën sesi të rinjtë po shfrytëzohen nga kriminelë dhe trafikantë. Ne duam që të rinjtë të kenë shpresë se mund të zhvillojnë aftësi dhe të punojnë këtu, në këtë rajon, të shijojnë aktivitetet argëtuese dhe të jetojnë me familjet e tyre në mënyrë të sigurtë”, u shpreh ish-ambasadorit Alastair King-Smith.
Çfarë përmban projekti “Perspektiva të Reja”?
Projekti “Perspektiva të Reja” financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Sëisscontact, në konsorcium me TAG International. Projekti synonte përmirësimin e kushteve socio-ekonomike që shpesh i shtyjnë njerëzit të migrojnë në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar nga veriu i Shqipërisë (Kukës, Has, Tropojë. Burrel dhe Dibër). Projekti parashikohej të zgjaste nga shtatori 2022 deri më 31 mars 2026. Në këtë projekt ishin tre objektiva kryesore:
Rritja e qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj presioneve për të emigruar në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar. Përmirësimi i kushteve dhe mundësive social-ekonomike në Qarkun e Kukësit dhe Bashkinë e Dibrës, veçanërisht për të rinjtë. Gjithashtu në fokus ishte dhe përmirësimi i marrëdhënive ndërmjet komuniteteve, sektorit privat dhe pushtetit vendor për zhvillimin ekonomik të zonës.
Synimi i mekanizmit të Grantit
Mekanizmi i Grantit ka për qëllim të mbështesë financiarisht aktivitete që kontribuojnë drejtpërdrejt në punësime të reja, rritjen, krijimin e bizneseve dhe një rritje e të ardhurave gjithsej shtesë të krijuara. Projekti ‘Perspektiva të Reja’ nxit aplikime nga të gjithë individët që propozojnë një kompani, sipërmarrje të re, mikro-biznese, nga grupe ose organizata që kontribuojnë në objektivat e projektit dhe çojnë në rritje të punësimit dhe të ardhurave dhe jetesës në bashkitë Kukës, Has, Tropojë dhe Dibër.
Mbështetja e grantit me kontribut nga Projekti “Perspektiva të Reja” ishte me vlerën treguese prej 500 mijë lekë për krijimin e mikrobizneseve. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 20% e shpenzimeve totale. Përparësi u jepet të rinjve që dëshirojnë të hapin mikro-biznes pasi të kenë përfunduar një cikël trajnimi dhe mentorimi.
PPP-të në infrastrukturën strategjike ekonomike
Mbështetja e grantit me kontribut nga “Perspektiva të Reja” me vlerën treguese prej 2,5 milionë lekësh për PPP-të në infrastrukturën strategjike ekonomike. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 50% (40% në rastet të veçanta) të kostove totale. Përparësi u jepet iniciativave që shfrytëzojnë mundësitë ose heqin kufizimet në sektorët dhe qendrat e përzgjedhura me ndikim, mundësi të mëdha, dhe PPP-të ku palët private kanë një rol udhëheqës.
Prioritet i finacimit të Ambasadës Britanike ishin në sektorin e Turizmit, bimë mjekësore dhe aromatike, përpunimi lokal i mishit dhe djathit. Produkte pyjore jo-drusore dhe Sektori i shërbimeve ndërsektoriale të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Sa qytetarë kanë përfituar në bashkinë e Hasit?
Burime zyrtare për “VETTING” tregojnë se në Has gjatë vitit 2023 kanë përfituar kurse profesionale vetëm 11 të rinj, 14 persona në vitin 2024 ndërsa është kryer edhe financimi i ndërtimit të një laboratori në gjimnazin “Skëndërbeu” në Has. Por numri i personave që ka përfituar nga ky grant për vitin 2024 është zvogëluar në 3 persona, të cilët kanë marrë mësime në teknologjinë kompjuterike.
Projekti i Britanisë së Madhe ka dhënë një ndihmë simbolike, duke mos dhënë rezultatet që pritej. Ndërsa qyteti i Hasit vazhdojnë të jenë të goditur nga papunësia, varfëria dhe emigracioni që çdo ditë njeh vetëm rritje duke bërë që ky qytet të humbasë pothuajse gjithë shkëlqimin e tij, që kishte ndër vite./ Marrë nga Vetting, BalkanWeb
ambasada britanike kukes
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 20:57
N.F
Miftar Dauti
HAS- Në total, duke iu referuar të dhënave të gjendjes civile, popullsia e Bashkisë Has e regjistruar është...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 20:52
N.F
Has
HAS- Një tjetër problem që vihet re në Has është emigrimi i të rinjve, të cilët po largohen për t&eum...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 20:38
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Vlorë. M&...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 20:32
r.ll
spitali
KORÇË- Një 26-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.
Sipas raportimeve...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 20:19
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Një muaj më parë autoritetet spanjolle arritën të godisnin një bandë shqiptarë dh...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 19:46
N.F
Takimi
TIRANË- Ambasada e Holandës në Tiranë ka bërë me dije ditën e sotme se nëpërmjet Programit MATRA, ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 19:14
r.ll
romario brunga
LEZHË- Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në mak...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 19:06
N.F
Bedrie dhe Xhemal Loka
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar sot më 10 vite burg Xhemal Lokën, në lidhje me akuzën pë...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 18:47
N.F
Xhemal dhe Bedrie Loka
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar Xhemal Lokën me 10 vite burgim pasi u gjet fajtor për akuzën...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 18:00
r.ll
vendgjarja
LEZHË- Romario Brunga, rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë në rrugën...