Ekonomi

“Trendet e zhvillimit nuk janë uniforme!" Guvernatori Sejko: Sektori bujqësor ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare

Ai shtoi se kreditimi i këtij sektori mbart risqe, por shtoi se ka një impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë të vendit.

6 Shkurt 2025, 11:26 Nga M.B
“Trendet e zhvillimit nuk janë uniforme!" Guvernatori
Gent Sejko

TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi. Sejko tha se ky sektor ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare.

Ai shtoi se kreditimi i këtij sektori mbart risqe, por shtoi se ka një impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë të vendit. 

“Trendet e zhvillimit nuk janë uniforme. Sektori bujqësor ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare. Ecuria e saj diktohet nga disa probleme strukturore, si fragmetizimi i tokës, niveli i ulët të mekanizimit dhe integrimin e pakët horizontal dhe veritikal, midis fermerëve, tregut dhe sektorëve të ekonomisë. Në të njëjtin plan, kredia në sektorin provat përbën më ka se 2% të kredisë bankare për bizneset.

Të nderuar përfaqësues të sektorit bankar, ecuria ende larg dëshirës dhe nevojave që sektori bankar ka për kredi, pasqyron si realitetin e rrezikut që mbart krediti i këtij sektori, po ashtu edhe kostot e larta të kreditimit. Megjithatë, studimi ka treguar se kreditimi i sektorit bujqësor ka një impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë të vendit”, tha Sejko.

gent sejko

Sondazh

Poll