"Efikasiteti qeveritar po dëmton!" DW: Kërkimi shkencor në SHBA në rrezik nga ngrirja e fondeve
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar admin...
Administrata e presidentit Trump ka nisur të zbatojë atë që e quan përpjekje për të luftuar emigrimin e paligjshëm, që përfshin bastisje të emigrantëve, arrestime dhe dëbime me avionë ushtarakë. Qendra e ndalimit në Guantanamo ishte hapur pas sulmeve terroriste në SHBA të 11 shtatorit 2001 dhe është përdorur për mbajtjen e të ndaluarve që janë kapur gjatë luftërave dhe operacioneve të tjera që pasuan
SHBA - Dhjetë emigrantë të paligjshëm “me rrezikshmëri të lartë” janë dërguar në Guantanamo dhe po mbahen në bazën amerikane në Kubë, tha Pentagoni të mërkurën, teksa Shtëpia e Bardhë më pas tha se bëhet fjalë për anëtarë të një bande të fuqishme.
Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi përgatitjen e një “ndërtese për emigrantë” me kapacitet prej 30.000 personash në këtë bazë detare amerikane.
Baza në Guantanamo njihet kryesisht si qendër ndalimi për të dyshuarit për terrorizëm, por në të janë mbajtur edhe emigrantë.
“Këta dhjetë individë që paraqesin rrezik të madh aktualisht po strehohen në ambientet e lira të qendrës së ndalimit”, tha Pentagoni.
“”Agjencia amerikane për emigracion dhe dogana po ndërmerr këto masa për të garantuar ndalim të sigurt të këtyre individëve deri kur ata të mund të transportohen në shtetin e tyre të origjinës apo në një destinacion tjetër të përshtatshëm”, u shtua në njoftimin e Pentagonit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më pas tha se avioni që bartte emigrantët kishte arritur në Kubë dhe bëhej fjalë për dhjetë anëtarë “të bandës ndërkombëtare Tren de Aragua”.
Administrata e presidentit Trump ka nisur të zbatojë atë që e quan përpjekje për të luftuar emigrimin e paligjshëm, që përfshin bastisje të emigrantëve, arrestime dhe dëbime me avionë ushtarakë. Qendra e ndalimit në Guantanamo ishte hapur pas sulmeve terroriste në SHBA të 11 shtatorit 2001 dhe është përdorur për mbajtjen e të ndaluarve që janë kapur gjatë luftërave dhe operacioneve të tjera që pasuan./REL
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar admin...
Foto ilustruese EUROPA- Donald Trump ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj...
Donald Trump SHBA- Plani i Donald Trump që SHBA të marrë përsipër dhe të zotërojë Gazën, duke rivendosur popul...
pamje nga vendngjarja IRAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Iran, ku një grua tërësisht e zhveshur, ka dalë n&eum...
Foto ilustruese GAZA - Presidenti palestinez ka thënë se ai kundërshton me forcë propozimin e Presidentit Donald Trump që SHBA t&e...
Friedrich Merz GJERMANIA- Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të&nbs...
foto ilustruese GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashk&eu...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump pritet të paraqesë një plan për t'i dhënë fund pushtimit të plot&eu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në shtator 2024. UKRAINA- Premtimi i p...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Në aeroportin Seattle-Tacoma në SHBA ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve duke shkaktuar ...