Aktualitet

Zgjatja e afatit të vlefshmerisë për dokumentetet e skaduara, Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Fitore për mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" iu bën thirrje emigrantëve shqiptarë të vzahdojnë të regjistrohen në platformën e KQZ që të marrin pjesë në zgjedhje.

5 Shkurt 2025, 20:55 Nga r.ll
Zgjatja e afatit të vlefshmerisë për dokumentetet e skaduara,
foto ilustruese

TIRANË-  Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" ka reaguar për zgjatjesn e afatit të vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elektronike të shqiptarëve jashtë vendit, që skadojnë deri më 11 maj. 

Në një postim në Facebook, DPSHL shprehet se kjo është një fitore për mbi 500 mijë shqiptarë me dokumentet të skaduara që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Më tej në postim thuhet se ky vendim ka ardhur falë këmbënguljes së tyre dhe shumë kërkesave zyrtare që prej Tetorit 2024. Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" iu bën thirrje emigrantëve shqiptarë të vzahdojnë të regjistrohen në platformën e KQZ që të marrin pjesë në zgjedhje.

POSTIMI I PLOTË: 

Vjen edhe nje fitore tjeter e Diaspora për Shqipërinë e Lirë per mbi 500'000 shtetas Shqiptare me dokumenta te skaduara qe jetojne jashte Shqiperise !!

PO, ju do te votoni me dokumentat e skaduara Shqiptare fale kembenguljes se parreshtur te DPSHL dhe shume kerkesave zyrtare qe prej Tetorit 2024 !!

Vazhdoni rregjistrohuni dhe lajmeroni miqte e familjaret tuaj ta bejne kete!

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që afati i vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elektronike të shqiptarëve jashtë vendit, që skadojnë deri më 11 maj, do të do të zgjatet deri më 31 maj. Në vendimin e qeverisë thuhet se kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së pasaportave ka efekt vetëm për ushtrimin e së drejtës të votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, tha se kjo masë do t’ju japë zgjidhje ngërçit të krijuar pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Ai shtoi se me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

levizja diaspora per shqiperine e lire

Sondazh

Poll