Bota

Trump: Nuk do të hedh në erë Iranin, por nuk dua që ai të ketë armë bërthamore

Dje, Trump rivendosi fushatën e "presionit maksimal" ndaj Iranit, duke përfshirë përpjekjet për të ngrirë eksportet e tij të naftës në zero, në mënyrë që të parandalojë Teheranin të marrë një armë bërthamore.

5 Shkurt 2025, 14:44 Nga E. D
Trump: Nuk do të hedh në erë Iranin, por nuk dua që ai
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mohoi raportet se SHBA dhe Izraeli do të kryejnë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje me Teheranin.

“Unë dua që Irani të jetë një vend i madh dhe i suksesshëm, por edhe një vend që nuk mund të ketë armë bërthamore. Raportet se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, do të hedhin në erë Iranin janë ekzagjerime të plota. 

Unë do të preferoja shumë një marrëveshje të rishikuar të paqes bërthamore, e cila do ta lejonte Iranin të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë paqësore. Ne duhet të fillojmë të punojmë menjëherë për të dhe të kemi një festë të madhe në Lindjen e Mesme kur të nënshkruhet dhe të përfundojë. Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme!" shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Dje, Trump rivendosi fushatën e "presionit maksimal" ndaj Iranit, duke përfshirë përpjekjet për të ngrirë eksportet e tij të naftës në zero, në mënyrë që të parandalojë Teheranin të marrë një armë bërthamore. Kjo lëvizje rikthen politikën e ashpër të SHBA-së ndaj Iranit që Trump zbatoi gjatë mandatit të tij të parë. Irani tha më herët sot se kjo politikë "do të kthehet në një tjetër dështim".

donald trump

Sondazh

Poll