Bota

VIDEO/ Kaos në seancën gjyqësore në SHBA, i akuzuari për vrasje sulmohet nga familjarët e viktimës, dhunohet me grushte e shqelma

Përleshja filloi kur dy të afërmit u hodhën mbi ndarësin e galerisë dhe sulmuan të pandehurin (Alexander Ortiz) dhe më pas u përfshinë një i burgosur, një grua dhe babai i të akuzuarit. Një roje e Qendrës së Paraburgimit Metropolitane ndërhyri, por gjithashtu u sulmua.

5 Shkurt 2025, 14:15 Nga B.Z
VIDEO/ Kaos në seancën gjyqësore në SHBA, i akuzuari
Seanca gjyqësore

SHBA- Një skenë kaotike është regjistruar në një sallë gjykate në Albuquerque, Nju Meksiko, gjatë një seance dëgjimore për rastin e një vrasje, kur dy të afërm meshkuj të viktimës sulmuan të pandehurin e dyshuar për vrasje.

Përleshja filloi kur dy të afërmit u hodhën mbi ndarësin e galerisë dhe sulmuan të pandehurin (Alexander Ortiz) dhe më pas në sherr u përfshi edhe një i burgosur, një grua dhe babai i të akuzuarit. Një roje e Qendrës së Paraburgimit Metropolitane ndërhyri, por gjithashtu u sulmua, siç mund të shihet dhe në pamjet e publikuara nga BBC.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Dy burrat, Carlos Lucero dhe Pete Ysasi, u arrestuan dhe u akuzuan për sulm ndaj një oficeri dhe sulm në një burg. Gjithashtu një e dyshuar femër mbetet e lirë, me urdhër arresti.

Alexander Ortiz, 21 vjeç, u arrestua shkurtin e kaluar në lidhje me vrasjen fatale të ish-të dashurës së tij, Alianna Farfan. Policia e gjeti Farfan të vdekur në banesën e saj më 11 janar 2024, sipas departamentit të policisë.

"Detektivët e vrasjeve mësuan nga miqtë dhe familja se Farfan dhe Ortiz kishin një marrëdhënie abuzive dhe Ortiz ishte i mërzitur me Farfanin ditën e të shtënave," tha policia në një njoftim për shtyp vitin e kaluar. "Farfani jetonte në apartament dhe lejoi disa miq të qëndronin atje sepse kishte frikë të ishte vetëm, sipas një të afërmi."

Miqtë e Farfanit u thanë detektivëve se dëgjuan një të shtënë të vetme, ndërsa Ortiz dhe Farfan ishin në dhomën e saj të gjumit atë mbrëmje. Pasi hapën derën me shkelm, ata zbuluan Farfanin me një plagë me armë zjarri në fytyrë, thanë ata, dhe Ortiz kishte ikur nga dritarja e dhomës së gjumit.

Ortiz u arrestua më 21 shkurt 2024, pas një përplasjeje të shkurtër me policinë. Ai ka qenë në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan që atëherë, sipas të dhënave në internet. Seanca e tij e radhës ishte caktuar për të premten në mëngjes kur u regjistrua dhe incidenti i lartpërmendur.

Sondazh

Poll